Këtë të dielë disa qytetarë në Prishtinë, kanë pasur shenja helmimi. Mediat bëjnë me dije se 17 persona janë paraqitur në Qendren e Mjekësisë Familjare në fshatin Besi të Prishtinës pasi kanë pasur simptomat si, vjellje, ethe, heqje barku, dhembje të muskujve dhe temperaturë.
Kështu thotë raporti i Qendres Kryesore të Mjekësis Familjare në Prishtinë.
Pesë nga pacientët janë referuar në Qendren e Mjekësisë Familjare në Emshir për të kryer testin anti-COVID.
Sipas raportit të gjithë këta kanë rezultuar negative.
“Ka pasur rast vdekje në një familje dhe kanë porositur ushqim në një restorant. Të gjithë janë helmuar dhe disa janë në gjendje të keqe. Rasti ka ndodhur në fshatin Trudë. Kanë qenë në vizitë Naser Ramadani dhe disa ekipe mjekësore”, është shprehur një qytetare.
Disa prej pacientëve që gjendjen e kanë pasur më të rëndë janë referuar për në Klinikën Infektive për hulumtim të mëtutjeshëm në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike./Express