Pamjet e frikshme, krokodili i kafshon dorën trajnueses gjatë shfaqjes

schedule11:35 - 5 Shtator, 2021

schedule 11:35 - 5 Shtator, 2021

Një krokodil ka kafshuar dorën e trajnueses së tij ndërsa bënin një demonstrim në ditëlindjen e një fëmije në Utah.

Lindsay Bull , duke pasur shumë informacion rreth krokodilit me emrin Darthgator veproi me shpejtësi dhe u fut në pishinë pasi nëse do të kishte qëndruar jashtë zvarraniku mund t’i kishte këputur krahun.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Washington Post (@washingtonpost)

Më pas, një nga prindërit Donnie Wiseman u afrua për ta ndihmuar ndërsa ajo ndodhej ende në pishinë në kthetrat e krokodilit. Lindsay më pas i dha udhëzime Wiseman-it që ta ndihmonte. Pas më shumë se një minute, zvarraniku e lëshoi trajnuesen e tij dhe u dërgua në kafazin e tij.

E gjithë skena e frikshme u filmua rastësisht nga një prind i pranishëm. Pas incidentit 31-vjeçarja Bull u shtrua në spital për tre ditë e më pas iu kthye sërish punës. /abcnews.al/