Një 5-vjeçare është kafshuar nga gjarpri në një kopësht Zoologjik në Ekaterinburg të Rusisë, ndërsa fotot kanë bërë xhiron e rrjetit.
Viktoria kishte shkuar me prindërit e saj në këtë vend për të parë gjallesat e tjera dhe ndërsa shëtiste në pavijonet e ndryshme, kujdestarët aty i vendosën asaj rreth qafës një gjarpër të vogël me qëllim heqjen e frikës.
Por, gjërat nuk shkuan siç ishin parashikuar. Zvarraniku e kafshoi vajzën në faqe duke e trembur pa masë.
https://www.youtube.com/watch?v=QL_FiN2B3Cw&ab_channel=MemoidCommentary
Edhe pse gjarpri nuk ishte helmues dhe pa rrezik për jetën, 5-vjeçarja u tremb mjaft nga kafshimi duke filluar të qajë, ndërsa të gjithë morën një mësim të mirë se sa do që të përpiqemi t’i zbusim gjallesat që na rrethojnë, ato një moment mund të rikthehen në natyrën e tyre. /abcnews.al