Emërimi i Ulsi Manjës, PD: Provokim ndaj shqiptarëve, cënon besimin tek institucionet

schedule10:23 - 3 Shtator, 2021

schedule 10:23 - 3 Shtator, 2021

Partia Demokratike ka reaguar për emërimin e Ulsi Manjës si ministër i ri i Drejtësisë. Në një postim në rrjetet sociale, Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar si provokim ndaj shoqërisë shqiptare.

Sipas tij,. Caktimi në krye të drejtësisë të një prej simboleve të pandëshkueshmërisë së krimeve elektorale të Dosjes 184, është një shembull negativ që cënon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj.

“Emërimi i Ulsi Manjës si Ministër Drejtësie, është një provokim ndaj shoqërisë shqiptare. Qytetarët tanë dhe bota mbarë ia njeh krimet që ka kryer në bashkëpunim me Edi Ramën. Caktimi në krye të Drejtësisë të një prej simboleve të pandëshkueshmërisë së krimeve elektorale të Dosjes 184, është një shembull negativ që cënon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj. Ky është një tjetër ilustrim kuptimplotë se si masakra zgjedhore nuk zgjidhi asgjë për qytetarët. Përkundrazi, vota e vjedhur përdoret si imunitet për krimet e shkuara dhe ato të reja në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve,” shprehet Alibeaj. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!