I ftuar në studion Byro Politike të gazetares Juli Xhokaxhi ish-nënkryetari i PD Astrit Patozi diskutoi gjithashtu dhe për rolin e ish-Kryeministrit Berisha, për grupin e të larguarve nga PD, rolin e Ilir Metës si President dhe pozicion e tij të tanishëm politik.
I pyetur për rolin e tanishëm në PD të ish-Kryeministrit Berisha Patozi u shpreh se pozicioni i tij mbetet i pandryshueshëm.
“Sali Berisha është në të njëjtin rol siç ishte kur i ka dorëzuar çelësat Lulzim Bashës, i pandryshueshëm, plotësisht i qartë. Ai ishte zgjedhja e duhur pavarsisht gjithçkaje që ka bërë. ”
Patozi gjithashtu tregoi për grupin e politikanëve të larguardhe përse ata janë konsideruar “tradhëtarë” për shkak të vendimeve të tyre të mëvonshme profesionale dhe politike.
“Kolegët e nderuar nuk kanë nevojë për avokatinë time. Ka një mungesë morali. Kur dikush konsiderohet i paaftë për të vazhduar karrierën politike, Bode u kosiderua i panevojshëm, si armik i PD, i mori përsipër këtë dhe mori një vendim. Dy rrugë kishte, mori një vendim: të merrej me politikë apo të kthehej në profesionin e tij. Unë gjykoj që ai ka marrë një vendim për tu marrë me profesion dhe për tu larguar nga politika. Ky është një vendim personal. Kam keqardhje sepse mendoj se ai mund të japë ende shumë për politikën në Shqipëri”.
Ai gjithashtu tregoi dhe për planet e tij politike dhe angazhimet e mëvonshme.
“Astrit Patozi do të marri vendimet e duhura në kohën e duhur. Mbetem i përqëndurar në zhvillimet politike të vendit. Do ti qëndroj pikëpamjeve të mia. Jam në dispozicion me cilëndo lëvizje politike që i afrohet pikëpamjeve të mia. Nuk kam mbyllur asgjë mbetem i angazhuar.”
Patozi tregoi mendimin e tij për Ilir Metën si president dhe se, sipas tij, ai pret ditën kur të futet përsëri në fushën politike.
“Ilir Meta është një politikan race. Zgjedhja e tij president ishte një zgjedhje e detyruar. Politika në Shqipëri është super arrogante. Metën gati e çuan me zor në presidencë. Unë mendoja që Meta do të ishtë president serioz për shkak të eksperiencës së tij të gjatë, ndërkohë që është e qartë që ai është udhëheqës i vetëm i LSI. Me dekretin pati një tentativë për të dalë jashtë vetes dhe u tërhoq shpejt kështu shpëtoi veten nga një gafë që do ta fuste vendin në një president të rrezikshëm. Mezi pret ditën që të futet prap në fushë.”
Së fundi ai kishte dhe një mesazh për sulmet drejt tij.
“Nuk më impresionojnë fare le të vazhdojnë. Kush më sulmon do marrë përgjigje unë jam njeri i lirë, transparent, nuk ia përtoj askutj i cili mund të më veshi gjëra që nuk kam thënë. Unë jam shumë i qetë. Jam duke u thënë shqiptarëve që kjo lloj politike dhe kjo lloj opozite nuk është e duhura”./abcnews.al