Erling Haaland e ka futur veten shpejt mes më të mirëve, por ende nuk ka mundur të transferohet në një ekip pretendent për fitimin e Champions League.
Ylli luan me Borussia Dortmund dhe tradita na ka treguar se Bayern Munchen i rrëmben gjithmonë yjet e Bundesliga. Gjithsesi, me shumë mundësi Haaland bën përjashtim nga ky fenomen.
Karl-Heinz Rummenigge, ish-CEO i Bayern deri në fund të vitit të shkuar dhe njohës i mirë i financave dhe politikave bavareze e konsideron thuajse të pamundur blerjen e Haaland.
“Kam frikë se nuk do qëndrojë në Bundesliga. Me numrat që qarkullojnë do të jetë e vështirë për ta mbajtur atë në Gjermani. Mendoj se e ardhmja e tij është jashtë vendit”, tha Rummenigge. /abcnews.al