Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ambasada amerikane në Prishtinë: Vaksinohuni sa ma shpejt që mundeni për të mbrojtur veten

schedule15:54 - 2 Shtator, 2021

schedule 15:54 - 2 Shtator, 2021

Ambasada e SHBA në Prishtinë ka dalë edhe një herë me thirrje për qytetarët që të vaksinohen sa më shpejt kundër COVID-19. Ajo shprehet se individët e pavaksinuar kanë 17 herë më shumë gjasa që të shtrohen në spital pas infektimit me koronavirus se sa ata që janë plotësisht të vaksinuar.

“Njerëzit e pavaksinuar kanë 17 herë më shumë gjasa të shtrohen në spital me COVID19 sesa njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar. Vaksinohuni sa më shpejt që të mundeni për të mbrojtur veten”, thuhet nga kjo Ambasadë në një postim në Twitter.

Ambasada ka publikuar edhe një video-mesazh të Ministrisë së Shëndetësisë me anë të cilit i bëhet thirrje edhe grave shtatzëna, që të vaksinohen në mënyrë që të mbrojnë veten.

“Inkurajohen gratë shtatëzëna, nënat gjidhënëse dhe gratë që planifikojnë shtatzëni, të VAKSINOHEN për të mbrojtur veten nga COVID-19! Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”, thuhet në postimin e Ministrisë së Shëndetësisë. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!