Një detaj ka tërhequr vëmendjen e teleshikuesve të televizionit publik të Serbisë, madje është bërë edhe viral në rrjet.
Ndërkohë, që një mjeke po fliste për efektet pozitive të vaksinës anti-COVID, pas shpinës së saj një infermiere duket se nuk e ka parë kamerën dhe kolegen e saj që po jepte intervistë.
Ajo fillon të zhvishet, duke u bërë gati që ta marrë vaksinën anti-COVID, ndërsa ka marrë edhe vëmendjen ekipit të televizionit që duket e kishte vënë në fokus.
Video është shpërndarë shumë në rrjetet sociale, ndërsa nuk kanë munguar komente të tilla si “ky do të jetë edicioni më i shikuar i lajmeve në RTS”. g.v/abcnews.al