Barcelona po mendon të rikthehet në garë për yllin e Leipzig, Dani Olmo.
Ylli spanjoll e ka filluar karrierën e tij pikërisht në akademinë “La Mesia” të Barçës, e këta të fundit tentuan ta rikthejnë në “shtëpi” gjatë afatit kalimtar të verës, por oferta prej 50 milion eurosh ishte e pamjaftueshme.
Klubi katalanas po përgatitet për një propozim të ri që do të vijë sapo të hapet merkatoja e janarit.
Sipas gazetarit sportive, Fabrizio Romano, Barcelona e tentoi spanjollin vetëm në ditët e fundit të merkatos, pikërisht kur situata e Griezmann filloi të lëkundej./abcnews.al/