Kërkesa amerikane për të mos lejuar në Kuvendin e Shqipërisë personat që janë shpallur non grata në Shtetet e Bashkuara, duket se po merr udhën e saj brenda Ligjit për Dekriminalizimin, i cili në nenin 2 pika 2 të tij, shprehet qartë që këtyre personave u hiqet mandati i deputetit.
ll.
Nga e gjithë kjo tablo juridiko-politike kuptojmë se, në këtë rast, kryeministri Rama dhe maxhoranca socialiste po tregon se nuk do të luajë me dy pesha e me dy masa, por vetëm me një peshë e me një masë, në lidhje me zbatimin e Ligjit për Dekriminalizimin, i cili e shpreh hapur në nenin 2 pika 2 të tij se, “personi i shpallur non grata nga Departamenti i Shtetit amerikan, nuk mund ta mbajë mandatin e deputetit”.
Dhe ky ligj ka arsye të shëndoshë në këtë qëndrim, sepse një gjë e tillë zbatohet edhe për personat që janë non grata në një nga vendet e Bashkimit Evropian. Në fakt, ky nen i këtij ligji, paraqet personalitetin ndërkombëtar të Shqipërisë në lidhje me vendet e qytetërimit perëndimor, dhe dinjitetin historik shqiptar që e shpall hapur qëndrimin e vet historik perëndimor kundër çdo lëvizje antiperëndimore në Shqipëri.