Presidenti francez Emanuel Makron, i cili aktualisht po përballet me zemërimin e “jelekëve të verdhë”, që kundërshtojnë rritjen e çmimit të karburantit, ka shënuar sërish rënie në sondazhe.
Makron ka arritur një rekord të ri negativ popullariteti, duke marrë vetëm 23 për qind të mbështetjes në popull.
Gjatë një vizite surprizë në një komisariat të Parisit, për të treguar mbështetjen ndaj agjentëve të policisë në këto ditë protestash, kreu i shtetit francez është ofenduar dhe fishkëllyer nga një grup i vogël manifestuesish. /abcnews.al