“Është në gjendje shumë të keqe”, flet avokati i shoferit që shkaktoi aksidentin në Kroaci

schedule10:42 - 1 Shtator, 2021

schedule 10:42 - 1 Shtator, 2021

Shoferit nga Kosova i cili shkaktoi aksidentin me autobus në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona dhe 45 të tjerë mbetën të lënduar, do të qëndrojë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë.

Avokati i  tij, Igor Cishper, tha se kjo u bë për shkak të mundësisë së arratisjes. Ai po ashtu për mediat e Kroacisë, deklaroi se klienti i tij është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Paraburgimi i klientit tim u zgjat për dy muaj të tjerë për shkak të mundësisë së arratisjes. Komunikoj me të, ai nuk është mirë me shëndet. Është në gjendje shumë të keqe”, tha avokati i tij.

“Ne ofruam garanci prej 100,000 kuna (66.000 euro), por gjykata nuk e pranoi atë. Klienti im bisedon me familjen e tij në Kosovë çdo ditë, por nuk është aspak mirë. Dhe në bazë të situatës, është e vështirë”, tha Cishper dhe shtoi se ata janë duke pritur për një ekspertizë të trafikut në mënyrë që të vërtetojnë faktet.

Kujtojmë se si pasojë e aksidentit, që ndodhi në orët e para të mëngjesit të 25 korrikut në Slavnoski Brod, humbën jetën 10 persona dhe u plagosën mbi 40 të tjerë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!