“Forbes”: Merkel sërish gruaja më e fuqishme në botë dhe për 2018

schedule12:12 - 5 Dhjetor, 2018

schedule 12:12 - 5 Dhjetor, 2018

Për të disatin vit radhazi kancelarja gjermane Angela Merkel është renditur nga prestigjozja Forbes si gruaja më me ndikim në botë. Edhe pse Merkel ka konfirmuar se nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme, roli i saj në krye të partisë dhe në postin e kancelares, është i padiskutueshëm.

Revista prestigjioze “Forbes” ka publikuar listën e 100 grave më të fuqishme në botë për vitin 2018, ndërsa krye të listës për të disatin vit radhazi është kancelarja gjermane Angela Merkel.

Lista në fjalë përfshin gratë që konsiderohen si liderët më me ndikim në të gjithë globin. Publikimi vë në dukje se ndërsa e ardhmja e Merkel mbetet e pasigurt, duke pasur parasysh faktin se ajo nuk kandidon për t’u rizgjedhur në vitin 2021, ndikimi që ajo ka pasur si udhëheqëse e Bashkimit Kristian Demokratik që nga viti 2000 dhe si kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005 ka qenë i padiskutueshëm.

Në vendin e dytë renditet kryeministrja britanike Theresa May, e cila ka kaluar dy vitet e fundit në krye të qeverisë britanike duke u përpjekur për të shpëtuar negociatat me BE-në në lidhje me Brexit. Pas May vjen Christine Lagarde, drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Lagarde është rritur në listë që nga viti i kaluar, kur ajo u vendos si gruaja e tetë më e fuqishme në botë.

Gjithashtu në listën e 10 grave më të fuqishme përfshihen Melinda Gates, bashkëkryetare e Fondacionit Bill dhe Melinda Gates, Susan Uojcicki, CEO i YouTube dhe Ginni Rometty, CEO e IBM. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!