Rritja e rasteve me COVID, Manastirliu: Mos e neglizhoni vaksinimin

schedule18:55 - 31 Gusht, 2021

schedule 18:55 - 31 Gusht, 2021

Pas rritjes së rasteve të reja me COVID në Shqipëri, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka përsëritur apelin për vaksinim.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se kjo situatë kërkon nga secili prej nesh përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët.

“Rritja e rasteve të infektimeve ditore, shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 10 mijë rasteve aktive me COVID 19, kërkon nga secili prej nesh përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët. Mos e neglizho vaksinimin anticovid”, shkruan ministrja. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!