Me Juan Bernat që nuk ofron fizikisht garanci në vazhdimësi, PSG është në kërkim të një mbrojtësi të majtë në këtë ditë të fundit të merkatos.
Pasi pista Theo Hernandez u shua plotësisht, drejtori Leonardo është përqendruar te Nuno Mendes, i kampionëve të Portugalisë, Sporting.
Klubet janë në negociata të vazhdueshme për një marrëveshje të mundshme. PSG ka gati 40 milionë euro për 19-vjeçarin dhe ky i fundit ka akord paraprak për 5 vite me PSG.
Përveç këtij operacioni, PSG ofron edhe huazimin e Pablo Sarabia në Lisbonë, si një formë “bonusi” për arritjen e akordit për Mendes. Zyrtarizimi pritet të vijë shpejt. /abcnews.al