Olympique Lyon vazhdon goditjet në merkato, firmos me ish-mbrojtësin e Bayern

schedule16:17 - 31 Gusht, 2021

schedule 16:17 - 31 Gusht, 2021

Jerome Boateng mbylli aventurën prej një dekade me Bayern Munchen dhe gjatë kësaj vere ishte në bisedime me disa klube për të vazhduar karrierën e tij.

Bayern i kishte hapur dyert e ambienteve sportive, por nuk i siguronte kontratë. Mes ofertave të shumta, ajo e Olympique Lyon e ka bindur ish-kampionin e botës.

Gazetari Fabrizio Romano bën me dije se mbrojtësi ka arritur akordin financiar dhe ka mbyllur me sukses vizitat mjekësore. Në orët në vijim do vijë zyrtarizimi. /abcnews.al