Pas Shqipërisë dhe Kosovës, mbrëmjen e sotme ka arritur grupi i parë i afganëve edhe në Maqedoninë e Veriut. 149 qytetarë nga Afganistani arritën në aeroportin e Shkupit pak para mesnatës së sotme.
Bëhet fjalë për qytetarë që jeta e tyre ishte në rrezik nga talebanët. Fluturimet pritet që të vazhdojnë në ditët në vijim në të tre vendet e Ballkanit, Tiranë, Prishtinë dhe Shkup për të sjellë të tjerë qytetarë afganë.
Vetëm në Shqipëri numri i atyre që pritet që të strehohen është rreth 4 mijë. / Abcnews.al