Alex Soros viziton afganët e strehuar në Durrës: Tashmë të sigurt në Shqipëri

schedule17:15 - 30 Gusht, 2021

schedule 17:15 - 30 Gusht, 2021

Alexander Soros, i biri i George Soros dhe nënkryetar i Fondacioneve “Shoqëri e Hapur” ka vizituar gjatë fundjavës një grup afganësh të cilët janë strehuar në Durrës pas evakuimit nga Kabuli.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Soros shkruan se pati privilegjin që të takohej me kolegë nga Fondacioni Shoqeri e Hapur Afganistan, dhe qytetarë të tjerë të evakuuar që tashmë janë të sigurt në Shqipëri.

Siç shprehet se dhe vetë ai, grupi që është strehuar në Durrës pëfshin gazetarë, mbrojtës të të drejtave të njeriut, aktivistë, artistë dhe familjet e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alexander Soros, PhD (@alexsoros)

Kujtojmë se në Durrës janë strehuar në tre struktura hoteliere grupi i parë i 121 qytetarëve afganë që mbërritën në Shqipëri. /abcnews.al/