Partizani vazhdon të bëjë afrime në merkato dhe sot ka njoftuar firmën me një “ish”. Të kuqtë kanë firmosur me anësorin e sulmit, Griseld Lika. 23-vjeçari mbylli aventurën me Bylisin sezonin e shkuar dhe tashmë rikthehet në kryeqytet, ku do jetë nën urdhrat e Ilir Dajës.
NJOFTIMI – FK Partizani zyrtarizon sot arritjen e marrëveshjes me Griseld Likën. 23 vjeçari i cili luan si sulmues i majtë ka nënshkruar për një vit me të kuqtë.
Lika është një produkt i Akademisë së Partizanit dhe bashkohet me skuadrën pas eksperiencës së fundit në kampionatin kosovar te KF Arbëria. Në kampionatin shqiptar Lika ka qenë pjesë edhe e Dinamos, Korabit, Luftëtarit dhe Bylis. /abcnews.al

