Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur brenda tunelit Tiranë-Elbasan mesditën e sotme. Policia njofton se në aksident janë përfshirë një mjet tip “Ford” që drejtohej nga V.L., 36 vjeç dhe një “Audi” me drejtues O.Sh., 30 vjeç.
Të dëmtuarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa si pasojë e përplasjes është bllokuar qarkullimi i automjeteve në tunel.
“Më datë 30.08.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, brenda në tunel, mjeti tip “Ford “, me drejtues shtetasin V.L., 36 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin O.Sh., 30 vjeç, banues në Lushnjë .
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ishin pasagjerë në mjetin tip “Ford”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punojn për zbardhjen e shkaktut të aksidentit”, njofton policia. m.v/abcnews.al