Tottenham merr fitoren e tretë radhazi në Premier League dhe pa zhurmë kryeson kampionatin. Londinezët triumfuan sot me rezultatin minimal 1-0 kundër Watford dhe Son Heung-Min ishte “heroi”.
Sulmuesi nga Koreja e Jugut shënoi golin trepikësh në fundin e pjesës së parë, me një goditje dënimi. Son në fakt donte të krosonte në zonë, por topin shkoi dhe u ndal në rrjetë.
https://streamable.com/ev1htq
Delle Ali dhe Harry Kane kishin mundësi të tjera shënimi për Tottenham. Gjithsesi ata nuk shënuan dot. “Spurs”-at e kontrolluan pjesën më të madhe të lojës dhe në fund morën tre pikët, sërish me fitore 1-0.
Njëkohësisht në Premier League u luajt edhe Burnley-Leeds United, që përfundoi në barazim 1-1. Miqtë, pavarësisht se kishin iniciativën, u ndëshkuan nga Wood në fillim të pjesës së dytë. Bamford ishte ai që shmangu humbjen, katër minuta para fundit. /abcnews.al