ABC ka siguruar foton e 41-vjeçarit Romeo Laze, i cili u arrestua sot në Sarandë pas zbulimit të “laboratorit” të kokainës. Mësohet se ai kishte në pronësi një lavazh i cili njihej si “Lavazhi Vip” në qytetin bregdetar të Sarandës, në garazhin e të cilit përpunonte lëndën narkotike. Në kërkim u shpall bashkëpunëtori i tij B. Ç., 26 vjeç.
Gjatë operacionit të zhvilluar një ditë më parë policia sekuestroi 1 kg e 255 gram kokainë , 1 armë gjahu, 1 shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, tre peshore elektronike, 6 mjete të ndryshme, 4 targa atuomjetesh dhe sende të tjera të kundraligjshme.
Laze dhe bashkëpunëtori i tij dyshohet se shpërndanin doza kokaine në disa zona të ndryshme të Sarandës dhe Ksamilit. m.v/abcnews.al