Zv/kryeministri në detyrë Erion Braçe thotë se duhet bërë raportim në çdo zonë banimi në lidhje me situatën e vaksinimit në Shqipëri. Ai shprehet se sot vetëm 36% e shqiptarëve janë vaksinuar plotësisht dhe në këto kushte rrezikojmë të hyjmë në dimër duke i shtuar një hall të madh.
“Vetem 36% e shqiptareve qe rrojne ketu eshte vaksinuar plotesisht! Shihni cfare hapesire te frikshme i kemi lene virusit te infektoje; liri pa hesap e kushte plote!
Me kete ritem vaksinimi 9-10 ja dhe 12 mije ne dite; Ne kushtet kur nuk zbatohet me asnje mase mbrojtese, as larja e duarve edhe pse jo tradite; Rrezikojmë të hyjmë në dimër duke i shtuar një hall shumë shumë të madh!
Dhe e gjitha per cfare? PER NJE VAKSINE-si ceshtje vullneti e gjithesecilit por edhe si ceshtje organizimi. Po e sjell edhe nje Italine si shembull; Shihni si e ndjek Italia rajon me rajon imunizimin permes vaksines!
Nuk llogarit hic e ke kaluar apo jo semundjen; Ka nje objektim imunizimi permes vaksines dhe e ndjek me perpikmeri ushtarake duke i kufizuar virusit hapesiren e infektimit.
Ca na duhet? QELLIM, ORGANIZIM, PERFSHIRJE, DISIPLINE, RAPORTIM FSHAT ME FSHAT, NJESI ME NJESI, BASHKI ME BASHKI!
Te pyesesh sot se sa te imunizuar ka sot ne Divjake, natyralisht e permes vaksines, nuk e di kerkush; Prej ketej vaksinimi as qe eshte i targetuar por spontan, vullnetar medemek.
UNE NUK BESOJ SE BEHET KESHTU! Duhet vrull krejt tjeter, kur vaksina eshte e vetmja menyre ne kushtet kur masat mbrojtese as i ka kush ne refene!!”, shkruan ai. m.v/abcnews.al