Sa shpenzojnë shtetet e BE-së për mbrojtjen?

schedule19:19 - 28 Gusht, 2021

schedule 19:19 - 28 Gusht, 2021

Në 168.5 miliardë euro arritën shpenzimet e shteteve anëtare të BE -së për mbrojtjen në vitin 2019, sipas të dhënave të Eurostat. Kjo shumë është ekuivalente me 1.2% të PBB-së.

Përqindja më e lartë e shpenzimeve për mbrojtjen ndaj PBB-së u regjistrua në vitin 2019 në Estoni (2.1%), ndërsa vendin e dytë e zuri Greqia me 2%, e ndjekur nga Letonia dhe Qipro.

Irlanda, nga ana tjetër, kishte pjesën më të ulët të shpenzimeve të mbrojtjes në raport me PBB në 0.2% dhe Luksemburgu me 0.4%./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!