Drita nuk ia ka dalë të fitojë në shtëpi kundër Llapit, që rezistoi fort dhe iu afrua edhe fitores në fakt. Ekipi nga Podujeva shënoi në fund të kohës së rregullt me Maliqin, por VAR shpëtoi vendasit.
Arbitri i ndeshjes pa një faull ndaj Blakçorit dhe nuk e konsideroi të rregullt golin, që solli edhe protesta të shumta e ndëshkimin e trajnerët Tahir Batatina me karton të kuq.
13 minutat shtesë nuk prodhuan gol dhe gjithçka u mbyll 0-0. Surpriza e bukur e dy javëve të para të kampionatit në Kosovë është Malisheva.
Këta të fundit triumfuan 3-1 në transfertë kundër Ulpianës së drejtuar nga Edlir Tetova. Hyseni shënoi dy gola, kurse tjetrin Stullqaku. Vendasit reaguan vonë, pasi shënuan në shtesë me Santos golin e vetëm. /abcnews.al