“Ka gur në kokë në vend të trurit”, rrjeti shpërthen kundër Granit Xhakës

schedule17:09 - 28 Gusht, 2021

schedule 17:09 - 28 Gusht, 2021

Granit Xhaka ka përfunduar sërish në shënjestrën e tifozëve dhe gazetarëve të ndryshëm, që kanë shpërthyer në Twitter pas kartonit të kuq që mori kundër Manchester City sot.

Humbja me rezultatin 5-0 i faturohet edhe mesfushorit shqiptar që luan për Zvicrën, i cili e la skuadrën e tij në baltë pasi “Qytetarët” kishin kaluar në epërsinë e dy golave.

Një nga komentet më të rënda ishte ai i gazetarit Rik Sharma, i cili shkruan në Twitter: “Xhaka me të vërtetë ka një gur në kokë në vend të trurit”.

Mark Mann-Bryans shfaqet i habitur me zgjedhjen që trajneri Arteta kishte bërë, duke luajtur kundër City me vetëm një mesfushor para mbrojtjes dhe ai ishte Xhaka.

Sigurisht që nuk mund të mos vihet në dukje fakti që shpesh mesfushori nxitohet dhe bën ndonjë veprim të pamatur, apo edhe paragjykimi që kanë arbitrat për Xhakën.

Nga sezoni 2016/2017 Xhaka është nga lojtarët më të ndëshkuar me kartonë të kuq. Ai ka lënë fushën e blertë 4 herë, po aq sa Fernandinho dhe David Luiz me të cilën e ndan rekordin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!