Manchester City edhe një herë tregon se është një skuadër shumë e fortë, por nxjerr akoma më në pah edhe problemet e mëdha që ka Arsenali në këtë fillim sezoni.
Dy skuadrat u përballën sot dhe djemtë e Guardiolës fituan me shifrat 5-0. Gundogan dhe Ferran Torres me golat e tyre në minutat 7 dhe 12 i dhanë udhë triumfit të Cityt.
Më pas Xhaka u ndëshkua me të kuq në të 35-tën për një ndërhyrje të ashpër dhe ia bëri “autostradë” vendasve rrugën për te triumfi.
Jesus shënoi sërish për të kaltrit në pjesën e parë, ndërsa Rodri e Ferran Torres shënuan në të dytën për të çuar shifrat 5-0 dhe i dhënë Guardiolës tre pikët e radhës. /abcnews.al