Reperi i njohur Ledri Vula, është një nga emrat më të kërkuar të muzikës hip-hop në Shqipëri. Pas koncerteve të shumta, ai ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushime me familjen e tij të vogël.
I shoqëruar nga partnerja Sara Hoxha dhe vajzës e tyre Poem Blu, ai ka zgjedhur bregdetin për t’u relaksuar. Madje nuk ka nguruar të ndajë edhe disa momente në Instagram.
Sakaq, Ledri ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë prindërit.
“Në fund, fëmijët nuk do të mbajnë mend atë lodrën e shtrenjtë që ju bleve, por të do të mbajnë mend kohën që kalove me ta”, ka shkruar reperi përkrah postimit./abcnews.al
View this post on Instagram