Nga laboratori apo nga kafshët, inteligjenca amerikane ende pa një përgjigje për origjinën e Covid

schedule11:16 - 28 Gusht, 2021

schedule 11:16 - 28 Gusht, 2021

Kanë kaluar edhe 90 ditë hetimesh, por komuniteti i inteligjencës amerikane nuk është ende i vendosur rreth origjinës së koronavirusit.

Agjencitë janë të ndara për qëndrimet që duhet të mbajnë rreth fillesave të virusit. Katër anëtarë të komunitetit të inteligjencës amerikane thonë me besim jo shumë të madh se virusi kaloi fillimisht nga një kafshë tek njerëzit.

Kurse, një agjenci e pestë beson se koronavirusi ka dalë nga një laborator. Analistët bien dakord se virusi nuk është krijuar si bio-armë, sipas një raporti te deklasifikuar të lëshuar të premten.

Komuniteti i inteligjencës, për mungesën e informacionit e drejtoi gishtin nga  Partia Komuniste Kineze, duke thënë se për të përcaktuar origjinën e pandemisë, do duhej që të kishin bashkëpunim nga Kina.

“Bashkëpunimi i Kinës ka shumë të ngjarë të jetë i nevojshëm për të arritur një vlerësim përfundimtar të origjinës së Covid-19. Pekini, megjithatë, vazhdon të pengojë hetimin global, t’i rezistojë ndarjes së informacionit dhe të fajësojë vendet e tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara “, thuhet në raport.

Presidenti amerikan Joe Biden në një deklaratë pas publikimit të raportit premtoi se përpjekjet e administratës së tij për të zbuluar origjinën e pandemisë “nuk do të pushojnë”, duke marrë përsipër mungesën e “transparencës” të Kinës. /abcnews.al/