15 më të kërkuarit e Kukësit, në krye qëndron Zylfie Haklaj

schedule19:01 - 3 Dhjetor, 2018

schedule 19:01 - 3 Dhjetor, 2018

Policia e Shtetit ka publikuar listën e 15 personave më të kërkuar të qarkut të Kukësit, mes të cilëve është edhe një femër. Zylfie Haklaj, e dënuar me 25 vite burg për vrasje me paramendim, akuzohet se ka qëlluar për vdekje Rasim Lumneshin dhe Ilir Gosturanin në vitin 2002 në Tropojë, duke u hakmarrë për vëllezërit e saj.

Që prej vitit 2002, Zylfije Haklaj së bashku me familjen emigruan në Suedi duke kërkuar azil. Në kërkim nga policia është edhe vëllai i madh i Haklajve, Hamdi Haklaj, i dënuar nga Gjykata me 25 vite burg në mungesë.

Ish-polici Hamdi Haklaj akuzohet për vrasjen e vëllezërve, Besim dhe Guxim Demaj si edhe të Halil Hoxhës më 1998. Lista vijon me të tjerë persona që janë në kërkim, të dënuar për vrasje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!