Kastrioti ka zyrtarizuar një tjetër afrim në mbrojtje. Bekim Dida, i cili ka qenë pjesë e Korabit në Kategorinë e Parë, do tentojë të tregojë vlerat e tij me krutanët në Superiore.
Prej disa ditësh futbollisti nga Kukësi ishte vënë nën urdhrat e trajnerit Ramazan Ndreu, por njoftimi për zyrtarizimin e tij ka ardhur vetëm sot.
“Bekim Dida është lojtari më i ri i Kastriotit. Drejtuesit e klubit dhe qendërmbrojtësi kanë gjetur akordin për bashkëpunim dhe lojtari është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit, duke u bërë zyrtarisht pjesë e Kastriotit.
Dida vjen te Kastrioti pas eksperiencave tek Kukësi, Besa dhe së fundmi Korabi. KS Kastrioti i uron mirëseardhjen dhe një sezon sa më dinjitoz me fanellën tonë”, njofton klubi i Kastriotit. / abcnews.al