Kaosi në Kabul, gazetari afgan për Abcnews.al: Sapo ndodhi shpërthimi i gjashtë, qendrimi i talebanëve dhe evakuimet

schedule22:16 - 26 Gusht, 2021

schedule 22:16 - 26 Gusht, 2021

Situata mbetet mjaft e rrezikshme në Kabul, ku tashmë sapo ka ndodhur edhe shpërthimi i gjashtë brenda ditës, të cilët kanë shkaktuar rreth 70 të vdekur dhe 159 të plagosur.

Në një intervistë për abcnews.al, gazetari afgan Ihsan Ziyayi shprehet se 60 të vdekur përllogaritet të jenë civilë afganë që ishin mbledhur në aeroport me qëllim largimin nga vendi, ndërsa numërohen 12 ushtarë amerikanë të vdekur dhe 19 të plagosur.

Lexo edhe: Vijon kaosi, shpërthim i tretë i fuqishëm në Kabul

Lexoni intervistën e gazetarit afgan Ihsan Ziyayi nga Kabuli për abcnews.al:

Abcnews.al: z.Ziyayi, si është situata aty? Çfarë po ndodh sot në Kabul?

Ihsan Ziyayi:  Deri më tani kanë ndodhur gjashtë shpërthime. I fundit sapo ka ndodhur. Janë mbi 60 civilë të vdekur dhe 140 të plagosur. Nga amerikanët kanë vdekur 12 ushtarë dhe u plagosën 19 të tjerë.

Abcnews.al: Kush po i bën këto sulme?

Ihsan Ziyayi: Është ISIS-i që ka marrë përsipër autorësinë e sulmeve.

Abcnews.al: Po talebanët çfarë qendrimi po mbajnë?

Talebanët reaguan duke i dënuar ashpër sulmet. Janë kundër gjithçkajë çfarë po ndodh tani këtu.

Abcnews.al: Normalisht, atyre iu intereson paqja tani apo jo?

Ihsan Ziyayi: Sigurisht. Atyre iu duhet një situatë e qetë tani në Afganistan.

Abcnews.al: Ndërkohë që po ndodhin sulmet, a vijojnë evakuimet nga aeroporti i Kabulit?

Ihsan Ziyayi:  Po, ka ende avionë që ulen dhe ngrihen nga aeroporti i Kabulit. /abcnews.al