Kohë zyrtarizimesh te Dinamo. Klubi kryeqytetas ka dalë sot me njoftim për nënshkrimin e kontratave për dy prej lojtarëve që ishin bashkuar me skuadrën prej ditës në Pogradec.
Lancinet Sidibe dhe Stephen Chinedu janë federuar dhe mund të jenë të gatshëm për trajnerin Bledi Shkëmbi që në javën e parë të kampionatit.
Mesfushori vjet është aktivizuar në Qipro, kurse sulmuesi nigerian ka qenë pjesë e Hajduk Split në Kroaci. Ai vjen te Dinamo si lojtar i lirë. /abcnews.al