Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qëlloi pronarin dhe klientët, RENEA i prishi gëzimin, si u kap Seferi duke festuar ditëlindjen

schedule16:30 - 25 Gusht, 2021

schedule 16:30 - 25 Gusht, 2021

RENEA vuri në pranga Astrit Seferin, 36-vjeçarin pasi ndaj tij ishte dhënë masa arrest me burg nga gjykata e Tiranës. Ai u arrestua mbrëmë duke festuar datëlindjen e tij në Mamurras. 36-vjeçari ishte mbajtur nën vëzhgim pasi frekuentonte të njëjtin lokal aty.

Burimet tregojnë se Astrit Seferaj kohët e fundit fshihej në banesën e dajës së tij në Mamurras. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’’, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” për një ngjarje të vitit 2017.

Së bashkë me vëllain e tij kanë plagosur më armë zjarri në Laprakë për motive të dobëta 4 persona.

Në dhjetor të vitit 2017 në një lokal në zonën e Laprakës pas një konflikti që Astrit dhe Arben Seferi patën me pronarin e lokalit Eljon Lika, plagosën 4 persona.

Debati vazhdoi dhe jashtë lokalit.

Kur vëllezërit nxorën armën pronari u tërhoq dhe u kthye brenda në lokal. Në atë moment Astrit dhe Arben Seferi e ndoqën. Ata e qëlluan me armë dhe veç Eljon Likës u plagosën dhe 3 klientë të lokalit./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!