Atletico Madrid ishte prej kohësh në kërkim në një qendërsulmuesi dhe dështimit për të siguruar Vlahovic nga Fiorentina, u vendos për një tjetër lojtar, mjaft i spikatur në Bundesliga.
Ditën e sotme “Los Colchoneros” kanë zyrtarizuar blerjen e Matheus Cunha, nga Hertha Berlin për shifrën e 30 milionë eurove, që mbushin arkat e gjermanëve.
Vetë sulmuesi, i cili shkëlqeu me Brazilin në Lojërat Olimpike, ka nënshkruar kontratë për 5 vite. Ai do jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit Simeone. /abcnews.al
Welcome, Matheus Cunha! ?? pic.twitter.com/7fnD2o1kSb
— Atlético de Madrid (@atletienglish) August 25, 2021