Seanca për Dardan Krivaqën, i dyshuar për vrasjen e Marigona Osmanit është ndërprerë për disa minuta pasi shëndeti i tij është përkeqësuar duke humbur ndjenjat. Gazeta Express raporton se ai ka marrë ndihmën e parë në sallën e gjyqit dhe më pas seanca ka rifilluar.
Prokuroria e Ferizajt ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij pasi ekziston dyshimi se në datë 22 gusht ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj Marigona Osmanit. Ndaj tij rëndon akuza “vrasje e rëndë”.
Krivaqa u arrestua një ditë më parë edhe është i dyshuari kryesor për vrasjen e të resë, me të cilën ishte martuar dy muaj më parë. Në pranga bashkë me të edhe vënë edhe shoku i tij Arbër Sejdiu i akuzuar si bashkëpunëtor në krim.
Ata u pikasën nga kamerat e sigurisë pasi lanë të renë të vdekur në derë të spitalit dhe më pas u larguan me një automjet tip Audi. m.v/abcnews.al