Aksioni i RENEA-s, kapen 3 personat e rrezikshëm, çfarë iu gjetën

schedule08:50 - 25 Gusht, 2021

schedule 08:50 - 25 Gusht, 2021

Policia e Shtetit  ka bërë bilancin e kontrolleve të befasishme në Durrës, Lezhë, Mamurras e Elbasan, nga Forcat Speciale RENEA dhe Forca e Posaçme Operacionale gjatë mbrëmjes së djeshme. Sipas policisë janë arrestuar tre persona me rrezikshmëri të lartë në vend.  Të arrestuarit janë D. T., 38 vjeç, banues në Shkallnur, L. H., 24 vjeç si dhe Astrit Seferi, 36 vjeç, autor i plagosjes së 4-fishtë në 2017.

Në Durrës, gjatë kontrollit në lagjen nr.14, Shkozet  është arrestuar D. T., 38 vjeç pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij “Range Rover”, para lokalit të shtetasit E. D., në kroskot është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me 13 fishekë.  Gjithashtu, po gjatë kontrolleve në Durrës, është arrestuar në flagrancë shtetasi L. H., 24 vjeç, banues në Durrës, shpërndarës i lëndëve narkotike, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi dozash lëndë narkotike dhe një peshore elektronike, ndërsa në banesë iu gjet një sasi fishekësh.

Në Mamurras, gjatë kontrolleve të befasishme është kapur dhe ndaluar nga RENEA, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasi Astrit Seferi, 36 vjeç, autor i plagosjes së 4-fishtë në 2017, i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal ‘’Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’’, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2017, në Laprakë, në bashkëpunim dhe me vëllain e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri 4 shtetas.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit – Kontrolle të befasishme në Durrës, Lezhë, Mamurras e Elbasan, nga Forcat Speciale RENEA dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e policisë vendore.

Kontrollet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë apo të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale kundër personit dhe pronës.

Janë ushtruar kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar armë, municion luftarak, drogë, është vënë në pranga një person në kërkim me rrezikshmëri shoqërore, si dhe është goditur një rast i ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit etj.

Në Durrës, gjatë kontrollit në lagjen nr.14, Shkozet, është arrestuar në flagrancë për armëmbajtje pa leje, shtetasi D. T., 38 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, si dhe u procedua penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasi E. D., 43 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i shtetasit D. T. është bërë pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij “Range Rover”, para lokalit të shtetasit E. D., në kroskot është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me 13 fishekë. Në vijim të kontrolleve, në lokalin në përdorim të shtetasit E. D., janë gjetur çipsa dhe letra bixhozi.

Gjithashtu, po gjatë kontrolleve në Durrës, është arrestuar në flagrancë shtetasi L. H., 24 vjeç, banues në Durrës, shpërndarës i lëndëve narkotike, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi dozash lëndë narkotike dhe një peshore elektronike, ndërsa në banesë iu gjet një sasi fishekësh.

Në Mamurras, gjatë kontrolleve të befasishme është kapur dhe ndaluar nga RENEA, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasi A. S., 36 vjeç, autor i plagosjes së 4-fishtë në 2017, i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal ‘’Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’’, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2017, në Laprakë, në bashkëpunim dhe me vëllain e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri 4 shtetas.

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë, 21 persona me precedent të mëparshëm penal, të cilët ishin pa dokument identifikimi me vete.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është e angazhuar maksimalisht dhe e vendosur për të luftuar me forcën e ligjit, veprimtarinë kriminale që cenon jetën dhe pronën e qytetarëve, si dhe për të zbardhur ngjarjet e ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm../abcnews.al/