Julian Deda rrëfen në studion e “Thumb” disa të pathëna nga historia e SHBLSH-ave dhe cili ka qenë programi i humorit që e konsideron si njollë në karrierën e tij?
Julian Deda këtë të shtunë ka qenë i ftuari i dytë në emisionin “Thumb”. Aktori i njohur ka folur për periudhën më të suksesshme të karrierës së tij, por edhe atë më të errëtën, kohët kur u zhvendosën nga Top Channel drejt Vizion Plusit e tashmë me Duplex-in në Tv Klan.
“Vjen një ditë në jetë që o duhet ndryshuar gruaja o shtëpia, në vendosëm të ndryshojmë shtëpi”– u shpreh aktori.
Por cili ka qenë programi i humorit që e konsideron si njollë në karrierën e tij?
”Çdo projekt ka ditët e errëta. Të Apartamentit 2xl asnjë ditë e errët, por të “Grand Hotelit” po. Kur bëmë një format tjetër. Ishte një njollë e erret në karrierë, në grafik. Për fat të mirë e kuptuam dhe e mbyllëm shumë shpejt”– është shprehur Juli. /abcnews.al