FOTO/ Ky është biznesmeni që u ekzekutua sonte me kallashnikov në lokalin e tij në Lushnje

schedule23:04 - 23 Gusht, 2021

schedule 23:04 - 23 Gusht, 2021

Ky që shikoni në foto është Bledar Muça, pronari “Bar Pedonales” në Lushnje i cili u vra me kallashnikov mbrëmjen e sotme në lokalin e tij në Lushnje.

Burime bëjnë me dije për ABC se disa persona të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Golf 5 kanë qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov.

Plumbat kanë kapur Muçën i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, ndërsa sipas policisë kanë mbetur të plagosur pesë persona, Judin Velo, Ervis Tafa dhe Sara Liçi dhe dy të tjerë.

Në  momentin e të shtënave në lokal ka pasur shumë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët janë shtrirë përtokë për t’u shpëtuar plumbave.  m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!