Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Festë në Jalë, kampi i LRI-së nis pa Kryemadhin

schedule22:13 - 23 Gusht, 2021

schedule 22:13 - 23 Gusht, 2021

Ka nisur mbrëmjen e sotme në Jalë kampi rinor i LRI-së i cili do të zgjasë për 5 ditë me radhë. Hapjen e këtij aktiviteti gati të përvitshëm e bënë figura të shquara të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ajo që ra në sy natën e parë ishte mungesa e kryetares së LSI Monika Kryemadhi e cila prej disa muajsh po qëndron e tërhequr nga aktivitetet politike publike.

Në fjalën e tij nënkryetari i LSI Petrit Vasili e përkufizoi kampin si një ambient që rrit njerëz të fortë duke i dhënë merita për krijimin e tij, presidenti Ilir Meta në kohën kur drejtonte LSI.

“Kampi është rritja e njerëzve të fortë dhe jo njerëzve të përkëdhelur sepse përballë kemi një qeveri kriminelësh e cila nuk ka asnjë fjalë për ju por ka fjalë pa fund për bangladeshas por asnjë fjalë për asnjërin nga ju.

Ilir Meta ishte i pari që hodhi sytë nga perla turistike. Ai I dha LSI një emër të pashlyeshëm duke e kthyer në shkëmb”, u shpreh Vasili.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!