Prishtina nuk u ndahet lojtarëve të Superiores. I radhës që pritet të marrë rrugën për Kosovë është mesfushori Erando Karabeci.
Ditën e nesërme ai pritet të mbyllë marrëveshjen me Teutën dhe nga një ekip kampion të kalojë te një tjetër kampion, sikurse bëri edhe verën e shkuar.
Gazetari Arlind Sadiku në Kosovë shkruan se Karabeci e Prishtina janë në bisedime të avancuara dhe sonte mund të mbyllet gjithçka. /abcnews.al