Foto ilustruese
Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në Përrenjas. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se rreth orës 14:10, në fshatin Rrajcë Skënderbe shtetasi Z.S., 43 vjeç, banues në Prrenjas duke drejtuar mjeti tip “Toyota “, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Gjithashtu ka marrë lëndime edhe një pasagjere, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.08.2021,rreth orës 14:10, në fshatin Rrajcë Skënderbe, Prrenjas, shtetasi Z.S., 43 vjeç, banues në Prrenjas duke drejtuar mjeti tip “Toyota “, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, si dhe është dëmtuar 1 pasagjere, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.
g.v/abcnews.al