Goran Bregoviç performon në natën finale të Festës së Birrës

schedule22:08 - 22 Gusht, 2021

schedule 22:08 - 22 Gusht, 2021

Goran Bregoviç ka interpretuar në natën e fundit të Festës së Birrës në Korçë. Këngëtari serb këndoi në shqip këngën “Kosovarja” dhe më pas interpretoi disa këngë të tjera të tij. Kujtojmë që ardhja e tij shkaktoi polemikave mes artistëve, shumë prej të cilëve vendosën të mos merrnin pjesë në event.

Shumë artistë nga Shqipëria dhe Kosova shfaqën hapur zemërimin e tyre në lidhje me të, që sipas të cilëve ka bërë thirrje lufte nëpërmjet muzikës kundër shqiptarëve. Sipas tyre, Bregoviç ishte një frymëzues i ushtrisë serbe gjatë luftës në Kosovë, sidomos me këngën “Kallashnikov”.

LEXO EDHE: Incident gjatë performancës së Bregoviç në Korçë, hidhen tymuese

/abcnews.al