Ronaldo në stol në “premierën” ndaj Udinese, hera e parë në 18 vitet e fundit

schedule17:18 - 22 Gusht, 2021

schedule 17:18 - 22 Gusht, 2021

Juventusi nis sot sezonin e ri të Serie A, në një transfertë ndaj Udineses. Topi i parë luhet në 18:30 dhe skuadrat kanë zbardhur formacionet zyrtare dhe surpriza e madhe është Cristiano Ronaldo.

Trajneri Allegri ka vendosur ta lërë në stol në këtë ndeshje luzitanin, megjithëse nuk është raportuar për ndonjë problem fizik a shqetësim të tij.

Mediet kanë nisur menjëherë me aludimet për largimin e portugezit, por ne po ndalemi në një statistikë, që tregon vazhdimësinë e frikshme të Ronaldos dhe faktin se gjithçka e ka një fund.

Kapiteni i Portugalisë nuk kishte nisur një ndeshje hapëse nga stoli që nga data 16 gusht 2003, dita e debutimit të tij me fanellën e Manchester United, kur “Djajtë e Kuq” fitonin 4-0 ndaj Bolton. /abcnews.al