Presidenti rus, Vladimir Putin, ka kritikuar vendet perëndimore që presin që fqinjët e Azisë Qendrore të Rusisë të marrin refugjatë afganë, ndërsa vizat e tyre në SHBA dhe Evropë janë duke u përpunuar, raporton Reuters.
“Partnerët tanë perëndimorë po këmbëngulin në një mundësi për të shpërndarë refugjatë afganë në vendet e Azisë Qendrore derisa ata të marrin viza për SHBA dhe vende të tjera,” tha ai duke folur në një takim të partisë qeverisëse (Rusia e Bashkuar) në Moskë.
“A do të thotë kjo (thonë ata) se është e mundur t’i dërgojmë në këto vende, te fqinjët tanë pa viza – por ata nuk duan t’i pranojnë ato pa viza vetë?” shtoi Putin.
SHBA thuhet se po negocion me disa vende për të strehuar përkohësisht refugjatët afganë.
Rusia lejon udhëtim pa viza për banorët e ish vendeve të Azisë Qendrore Sovjetike, dhe Putini ka shprehur shqetësimin se militantët mund të udhëtojnë të fshehtë si refugjatë. g.v/abcnews.al