Një 51-vjeçar është vënë në pranga në Bulqizë pasi ka dhunuar bashkëshorten. Ylli Shehu pas e dhunoi bashkëshorten, bëhet e ditur se tentoi edhe ta godiste me thikë.
Gjendja shëndetësore e gruas nuk dihet.
NJOFTIMI
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ylli Shehu., 51 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka tentuar ta godasë me mjet prerës thikë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.” /abcnews.al/