Jurgen Bardhi ka gjetur golin e parë në Turqi me fanellën e Tuzlaspor. Mesfushori, i cili u largua nga Partizani, realizoi që në fillim të ndeshjes kundër Altindor në transfertë.
Mesfushori devijoi lehtë një top të krosuar në zonë nga një goditje dënimi dhe i dha epërsinë skuadrës së tij, që në fund fitoi 3-1.
https://youtu.be/9rQEkQUSK58
Për Bardhin kjo ishte ndeshja e dytë në ligën e dytë turke me Tuzlaspor. Të dyja përballjet ai i ka nisur si titullar. /abcnews.al