Mes polemikave, bashkia Korçë: Goran Bregovic do ta çelë koncertin me “Kosovskën”

schedule18:33 - 21 Gusht, 2021

schedule 18:33 - 21 Gusht, 2021

Nesër do të mbajë koncertin në Korçë këngëtari i njohur Goran Bregovic, që ka shkaktuar shumë polemika pas ftesës që i bëri bashkia e qytetit për të kënduar në festën e Birrës.

E ndërsa thekson se koncertin, Goran Bregovic do ta hapë me këngën “KOSOVSKA”, bashkia Korçë shprehet se arti dhe kultura janë ura miqësie që lidhin popujt.

“KOSOVSKA është kënga shqipe që ka zgjedhur Goran Bregovic për të çelur nesër koncertin në Korçë.

Ai me muzikën e tij të mrekullueshme dhe publiku i festës me mikpritjen entuziaste do të japin nesër nga Korça mesazhin se arti dhe kultura janë ura miqësie që lidhin popujt.

A e din se t’gjithë do të jenë atje

Për ne të dy do të ketë hare

Shkojmë së bashku një, dy, tre!

Roke mandolinën

Bjeri bjeri bjeri çifteliës

Të gjithë do t’këndojmë kënga le t’jehojë

Kënga le t’jehojë –

Çdo gjë mund të jetë Roken-roll” mbyllet mesazhi i bashkisë Korçë.

Për një pjesë të opinionit në vend dhe trojet shqiptare këngëtari është i padëshirueshëm për shkak se e konsiderojnë si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës.

Sipas tyre, Bregoviç ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kalashnikov”./ Abcnews.al