Sipas MeteoAlb, qarkullimi i masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë verilindore do të ndikojë kushtet e motit në vendin tonë. Për pasojë, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, por i ftohtë. Herë pas here do të kete kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin, më të dukshme në zonat malore. Parashikohet që të njëjtat kushte atmosferik të na shoqërojnë, pasdite dhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm duke luhatur vlerat ekstreme ditore nga -4 °C në zonat malore deri në 17°C në zonat bregdetare. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi lindor –verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.
/abcnews.al