Para shkarkimit shefi i zjarrfikëses kritikoi mungesën e investimeve: E vjetra, e vjetër mbetet

schedule18:36 - 20 Gusht, 2021

schedule 18:36 - 20 Gusht, 2021

Nga Elidon Berberi

Sot u shkarkua Kujtim Bizhga, shefi i zjarrfikësve në Gjirokastër. Propozimi u bë nga kryebashkiaku Flamur Golemi. Bizhga u zëvendësua nga gjeneral Pëllumb Shalari. Burimet tregojnë se situata e ditëve të para të gushtit në Gjirokastër me djegien e qindra hektarë pyje e kullota në Bashkinë Gjirokastër si dhe humbja e jetëve të një çifti në fshatin Asim Zeneli, mund të kenë qenë shkaqet e shkarkimit të Kujtim Bizhgës nga posti i shefit të zjarrfikësve.

Por tre ditë më parë në një intervistë për ABC Bizhga foli për gjendjen e mjeteve zjarrfikëse. “Edhe pse i kemi mjete të vjetra përpiqemi t’i kemi në gatishmëri dhe i riparojmë. Po sa herë fikim një zjarr ato pësojnë një defekt dhe ju bëjmë riparim se e vjetra e vjetër mbetet” tha ai.

Madje ka sugjeruar që shërbimi zjarrfikës duhet të jetë rajonal sikur ka qenë përpara ndarjes së fundit administrative dhe jo për cdo bashki. “Të paktën të bëhet shërbimi rajonal. Nëse do ishin të përqendruar në një vend pra të ishte shërbim I centralizuar zjarret do fikeshin më shpejt” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!